Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u përlot gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa njoftoi ashpërsimin e masave për blerjen e armëve të zjarrit.

Sa herë që mendoj për fëmijët e vrarë nga armët e zjarrit, më trazohet shpirti dhe kjo gjë ndodh në rrugët e Çikagos përditë,

u shpreh Obama teksa nuk i mbajti dot lotët.

Lobi i armëve nuk mund të mbajë Amerikën peng, armët janë të tepërta në SHBA”,

tha Obama.

Presidenti amerikan u kërkoi vazhdimisht ndjesë shtetasve të tij, për mosveprimet nga ana e autoriteteve dhe u shpreh se kjo gjendje duhet të marrë fund.

Pikërisht sot, në ditën që shënon kthesën për Shtetet e Bashkuara, një vajzë 2 – vjeçare u vra aksidentalisht nga një tjetër fëmijë, nga një pistoletë e lënë pa asnjë kujdes, ndërsa çdo vit vriten mbi 30 mijë amerikanë nga armët e zjarrit.

Presidenti u zotua se do të përdorë të drejtën ekzekutive dhe se nuk do të presë aprovimin e Kongresit.

Është koha të parandalojmë vrasjen e rradhës jo të bëjmë diçka për atë të fundit,

tha Obama.

Fjala e Presidentit amerikan u shoqërua vazhdimisht me duartrokitje nga të pranishmit në Shtëpinë e Bardhë.

Tv Klan