ObamaPresidenti amerikan, Barak Obama, deklaroi se administrata e tij po shqyrton të gjitha opsionet për të ndihmuar qeverinë e Irakut.

Komentet e kreut të Shtëpisë së Bardhë u bënë gjatë takimit që ai pati me kryeministrin australian, Toni Abot. Këtë javë, militantët e organizatës suni “Shteti Islamist i Irakut dhe Levantit” morrën në kontroll të plotë qytetet e Mosulit dhe Tikritit.

Ndërsa luftime të ashpra janë zhvilluar në periferi të Samarës me forcat qeveritare, të cilat kanë mundur të ngadalësojnë ofensivën e militantëve drejt Bagdadit.

Parlamenti iraken pritet që së shpejti të votojë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe t’i japë më shumë kompetenca kryeministrit Al Maliki, për të luftuar më me efikasitet militantët e kësaj organizate.

 

TV KLAN