obamaPresidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, pritet të shpallë së shpejti kandidaturën e Eshton Karter për Sekretar të Mbrojtjes.

Ky post është vakant pas dorëheqjes javën e kaluar të Çak Hejgëll.

Karter ka shërbyer prej vitit 2011 deri në 2013 si zëvendës-sekretar në Pentagon. Ndërsa gjatë presidencës së Bill Klinton ka mbuluar detyra të larta po në këtë department.

Kandidatura e Karter pritet të merret në shqyrtim nga Senati – sipas Kushtetutës amerikane, në fillim të muajit tjetër, ndërkohë që dhoma e lartë e Kongresit është nën kontrollin e republikanëve.

Ish-sekretari Hejgël dha dorëheqjen për shkak të mosmarrëveshjeve me Obamën për strategjinë që SHBA duhet të ndiqte në luftën ndaj Shtetit Islamik dhe regjimit të Asadit në Siri.

Tv Klan