ObamaPresidenti amerikan Barak Obama në darkën tradicionale të përvitshme me korespondentët e Shtëpisë së Bardhë, nuk ka harruar të artikulojë batuta sakrastike edhe ndaj homologut të tij rus, Vladimir Putin. Në situatën aktuale të marrëdhënieve mes dy vendeve, ndoshta thëniet e presidentit nuk do të kalojnë pa kundërpërgjigje adekuate nga Kremlini.

Barack Obama: “Vitin e kaluar Pat Bjukenen tha se Putin po i drejtohet me shpejtësi çmimit Nobel për paqen… Të jem i sinqertë, ata iu akordojnë gjithkujt këtë çmim në ditët tona. Kështu që, mund të ndodhë…”

Vetë presidenti Obama u nderua me çmimin Nobel të paqes në 2009, ndërsa u kandidua kur kishte më pak se 2 javë që kishte nisur mandatin e tij të parë.

Në këtë mbrëmje, kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk mungoi të bënte auto-ironi edhe me programin e shumëpërfolur të kujdesit shëndetësor, funksionimi elektronik i të cilit u shoqërua me probleme të mëdha.

Tv Klan