ObamaPresideni Barak Obama deklaroi se Shtetet e BAshkuara po marrin në konsideratë ndalimin e futjes në territorin amerikan të personave me origjinë nga Afrika Perëndimore.

Kjo masë, nëse do të aplikohet, është më ekstremja për parandalimin e përhapjes së virusit Ebola në Amerikën e Veriut. Deklaratat Obama i bëri në një konferëncë të shkurtër shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Mun, ka kërkuar më shumë fonde për të luftuar këtë sëmundje vdekje prurëse. Ai tha se nga 1 miliardë dollarë që duhet të kishte fondi i posaçëm për këtë qëllim i lançuar në shtator, deri tani ka administruar vetëm 100 mijë dollarë. virusi i ka marrë jetën deri tani në total rreth 4500 personave.