Obama-x-putin

Presidenti amerikan Barak Obama shprehu edhe një herë qëndrimin e Washingtonit kundër sulmeve ajrore të Rusisë në Siri.

Ai i cilësoi ato si një goditje ndaj opozitës së regjimit të Presidentit sirian Bashar al-Assad.

Obama tha se bombardimet e Moskës nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po ndihmojnë dhe forcojnë Shtetin Islamik.

Sulmet e para ajrore të Rusisë në qytetet Homs, Raka e Alepo dyshohet se kanë goditur disa baza të opozitës siriane, edhe pse Moska i ka mohuar këto lajme.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë aleatë në luftën kundër ISIS por nuk bien dakort në mbështetjen e qeverisë siriane të Assad-it, aleat i afërt me Putinin.

Tv Klan