Në ditën e dytë të vizitës së tij në Britaninë e Madhe, Presidenti amerikan Barack Obama, u ka bërë thirrje të rinjve britanikë “të refuzojnë pesimizmin dhe cinizmin”, e të “mendojnë se progresi është i mundur dhe se problemet mund të zgjidhen”. Obama u prit si një yll roku nga më shumë se 500 të rinj në Londër.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë nxiti londinezët të largojnë ksenofobinë e të mos mënjanohen nga bota. Kur flas me të rinjtë, u lutem atyre, dhe une ju lutem t’i refuzoni këto mendësi, tha Obama.

Fjalët e presidentit amerikan vijnë një ditë pas deklaratave të forta kundër daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Të premten në konferencën për shtyp me kryeministrin Cameron, Obama tha se influenca britanike në botë është më e lartë nëse qëndron brenda bllokut europian, ndërsa theksoi se Londra do të jetë e fundit në axhendën tregtare të Ëashingtonit nëse del nga Bashkimi Europian.

Fjalët e presidentit amerikan u cilësuan si një kërcënim dhe ngjallën zemëratën e deputetëve euroskeptikë, të cilët akuzuan Obamën se po urdhëron qeverinë britanike. Më herët kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, tha se fjalët e Obamës ishin shembulli i qartë i shprehjes

“bëj si them unë, mos bëj si bëj unë”.

Tv Klan