Obama, thirrje për ashpërsimin e ligjit të armëve




Obama, thirrje për ashpërsimin e ligjit të armëve

19:15 14/06/2016

Presidenti i Shteteve të Bshkuara të Amerikës, Barak Obama, doli në një konferencë për shtyp të martën, pas mbledhjes me Këshillin Kombëtar të Sigurisë.

Obama foli për masakrën e Orlandos, ku u vranë 49 persona në një klub homoseksualësh. Këta agresorë të vetmuar apo celula të vogla terroriste janë shumë të vështira të diktohen dhe të parandalohen.

Duhet t’ua bëjmë shumë të vështirë këtyre njerëzve të blejnë armë, tha Obama. Më tej presidenti amerikan, vuri thkesin te lufta kundër Shtetit Islamik.

Grupe si ISIS dhe Al-Kaeda duan të kthejnë këtë luftë, në një luftë mes SHBA- dhe Islamit. Ata pretendojnë se janë udhëheqësit e mbi 1 miliardë myslimanëve në botë, të cilët i refuzojnë parimet e tyre të çmendura, tha shefi i Shtëpisë së bardhë.

Tv Klan

 





Të ngjashme