Protesta të dhunshme kundër Obamës në Greqi



Protesta të dhunshme kundër Obamës në Greqi

23:11 15/11/2016

Donald Trump luajti me frikërat e amerikanëve për globalizim dhe i mëshoi “retorikës së trazirave”, për të fituar zgjedhjet. Këtë koment dha nga Athina ku ndodhet për vizitë zyrtare, presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.

"Së pari më duhet të them që jam tejet i habitur nga rezultati i zgjedhjeve. Është vënë re një retorikë e frikës dhe e frustrimit te presidenti i zgjedhur, që bashkuar me teknologjinë dhe rrjetet sociale ka provokuar një lëvizje popullore, por kjo jo domosdoshmërisht është e lidhur me faktet".

obama-tsipras

Ndërsa kryeministri grek Cipras tha se vendi i tij nuk i druhet një ndryshimi të politikës së jashtme amerikane me Trump president.

"Edhe pse dikush në Europë i frikësohet ndryshimit të politikës së jashtme amerikane, ne duhet të ndërtojmë ura. Unë nuk besoj se në të ardhmen do të ketë shumë ndryshime në marrëdhëniet tona".

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Cipras, të dy liderët nënvizuan rëndësinë e uljes së borxhit grek, i cili aktualisht vlerësohet 177% i Prodhimit të Brendshëm Bruto të Greqisë.

Mbrëmjen e së martës, mijëra protestues u përleshën me policinë pak metra nga rezidenca ku autoritetet greke pritën Obamën. Disa prej protestuesve mbanin në duar pankarta me shkrimin “i padëshirueshëm”, drejtuar presidentit amerikan.

Tv Klan






Të ngjashme