Obama vendos rihapjen e ambasadës amerikane në Havana



Obama vendos rihapjen e ambasadës amerikane në Havana

22:30 17/12/2014 obama-iranit

Marrëdhëniet mes Shtetet e Bashkuara dhe Kubës hyjnë në një epokë të re.

Nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Barak Obama shpalli ndryshimin e politikës amerikane ndaj vendit komunist, me fillimin e procesit të normalizimit të marrdhënieve diplomatike dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Pas më shumë se 50 vitesh do të rihapet ambasada amerikane në Havana.

Pritet të lehtësohet embargo tregtare, sanksionet financiare dhe të hiqet ndalimi i udhëtimit drejt Kubës për shtetastit amerikanë.

Udhëheqësi kuban Raul Kastro përshëndeti vendimin, duke thënë ndryshimet kërkoheshin prej vitesh.

Vendimi i Obamës erdhi pas marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve.

Kuba liroi amerikanin 65-vjeçar Alan Gross, i arrestuar në vitin 2009 nën akuzën për spiunazh.

Shtetet e Bashkuara liruan në këmbim tre kubanë.

Sipas mediave ndërkombëtare, në mënyrë të fshehtë, në negociatat që sollën këto rezultate, u prërfshinë Kanadaja e Vatikani.

Tv Klan






Të ngjashme