“Mezi po pres të zbres në fushëbetejë e të bëj fushatë me Hillary Clinton”. Kështu deklaroi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, në një video ku shpreh zyrtarisht përkrahjen për të nominuarën e mundshme të domokratëve për president.

“Unë e di se sa i vështirë është ky profesion. Prandaj jam i bindur se Hillary do të jetë shumë e aftë në ushtrimin e tij. Në fakt mendoj se nuk ka pasur ndonjëherë një njeri më të kualifikuar për të mbajtur këtë detyrë. Ajo ka kurajon, ndërgjegjësimin dhe zemrën për kryer këtë punë. Dhe këtë e thotë një njeri që ka pasur më shumë se 20 debate me të”.

Presidenti amerikan vijon videomesazhin e tij duke nënvizuar kontributin e Clinton si Sekretare e Shtetit, ku veçon aftësinë e saj të gjykimit, vendosmërinë dhe këmbënguljen e saj. Edhe pse patëm një fushatë të zjarrtë kundër njëri-tjetrit, Clinton tregoi karakterin e saj duke pranuar detyrën si Sekretare e Shtetit, tha Obama.

“Jam e nderuar që ju kam përkrah, president”,

postoi Clinton në rrjetet sociale.

Veprimi i presidentit Obama u kundërshtua nga kundërshari i Clinton, Donald Trump, i cili tha se Obama sapo mbështeti të korruptuarën Clinton.

Tv Klan