Presidenti Obama ka dhënë një mesazh për kandidatin republikan për president të ShBA, duke u shprehur se të jesh president i Amerikës është detyrë e vështirë, jo njësoj si të marrësh pjesë në një reality show.

“Unë vazhdoj të besoj se Trump nuk do të bëhet president. Kam besim te qytetarët amerikanë që do dinë të zgjedhin. Të jesh president është një punë serioze,” – tha Obama gjatë një konference në Australi me liderat e Azisë Juglindore.

Pas deklaratave të presidentit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Trump i cili u shpreh se i mori si kompliment fjalët e Obamës.

“Ai ka bërë një punë të flliqur si president”, – deklaroi Trump./tvklan.al