Mbrojtësi i Laçit ndëshkohet për goditjen e Markut

Erhun Obanor u pezullua me 5 ndeshje nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës. Mbrojtësi i Laçit u ndëshkua pasi goditi Herald Makun e Vllaznisë në përfundim të takimit të Kupës së Shqipërisë.

Obanor në një postim në rrjetet sociale tha se ishte ofenduar gjatë të gjithë ndeshjes madje edhe me fraza raciste.

Në anën tjetër këto akuza u quajtën si shpifje nga Marku.

Tv Klan