“Kur të kthehemi duhet kujdes nga të gjithë”

Erhun Obanor e ndjen veten më mirë në fushën e futbollit, por pandemia e Covid-19 e ka shtrënguar që të stërvitet në shtëpi. Mbrojtësi nigerian i Kukësit është përpjekur gjatë 2 muajve të ruajë formën fizike.

“Është një situatë e vështirë për të gjithë jo vetëm për futbollin. Duhet të qëndrojmë në shtëpi, të jemi të sigurtë. Unë stërviten në shtëpi, duke bërë disa ushtrime për të ruajtur paska formën fizike dhe me udhëzimet e trajnerit”.

Presidentët e Superligës caktuan 3 Qershorin si ditën e rinisjes së kampionatit, natyrisht pritet edhe leja e qeverisë. Obanor thotë se duhen të tregohen të kujdesshëm kur të rikthehen, madje mendon që të bëhen dhe teste.

“Kur të kthehemi do të jetë diçka e mirë, por duhet të tregohemi të kujdesshëm për të mos u infektuar, pasi jeta është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Do të jetë e vështirë për këdo, mendoj se do të ishte më mirë që të gjithë të bënin teste para se të niste, pasi të kuptohet se cili është në rregull dhe cili jo. Kjo është një mënyrë për të shmangur infektimin”.

Si një titullar i padiskutueshëm te Kukësi, 24-vjeçari kërkon që përpjekjet e tij të shpërblehen në fund me titullin.

“Jemi në vendin e dytë pas Tiranës 9 pikë pas dhe janë 10 takime. Kemi shansin të përpiqemi që të fitojmë titullin. Duhet t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Kjo është e rëndësishme për klubin dhe për vetë lojtarët”.

Federata ka planifikuar që kampionati të mbyllet në fund të Korrikut, ndërsa finalja e Kupës të luhet më 2 Gusht.

Tv Klan