femijet obeze

Fëmijët mund të shtojnë në peshë nëse nuk e kontrollojnë atë nga mosha 7 deri në 11-vjeç.

Ky është rezultati i një studimi në Britani ku thuhet se në 4 vitet e fundit ka shkuar në 40% rreziku që fëmijët të preken nga obeziteti në këtë moshë.

Në studim është marrë parasysh edhe pesha e prindërve dhe nga testet ka rezultuar se fëmijët me prindër mbi peshë rrezikojnë dy herë më shumë të bëhen obezë përgjatë moshës 7 deri 11-vjeç.

Në një shkrim në të përditshmen britanike “The Telegraph” thuhet se burime nga Qendra Kombëtare e Shëndetit deklarojnë se në të gjithë botën shifrat tregojnë se ka një rritje drastike të fëmijëve obezë por ende nuk është vërtetuar se cili është shkaku kryesor.

Dotoreshë Roxanne Connelly nga Universiteti i Edinburgut ka thënë për “The Telegraph” se ajo që duhet të na shqetësojë është pikërisht studimi i arsyeve që e shkaktojnë obezitetin në fëmijëri dhe kryesisht tek moshat 7 deri 11-vjeç.

tvklan.al