Një studim i kryer tregon se obezaiteti zvogëlon rrjedhën e gjakut në tru dhe rrit rrezikun për t’u prekur nga sëmundja Alzheimer, por edhe sëmundje të tjera mendore.

Shkencëtarët analizuan 35,000 skanime të trurit nga më shumë se 17,000 njerëz. Ata zbuluan se ndërsa pesha e një personi rritet, të gjitha rajonet e trurit zvogëlohen në aktivitet dhe për pasojë dhe rrjedha e gjakut.

Kjo sipas studiuesve shoqërohet me depresionin, çrregullimin bipolar dhe skizofreni.

Eksperti Xhorxh Perry u shpreh: Ky është një përparim i madh sepse tregon se si truri i përgjigjet trupit tonë. Zonat e trurit të prekshme nga Alzheimer u zbulua se kishin zvogëluar rrjedhjen e gjakut.

Perry shtoi se edhe pse rezultatet janë shqetësuese, ka shpresë.

Një nga mësimet më të rëndësishme që kemi mësuar gjatë 30 viteve të studimeve tona është që truri mund të përmirësohet duke adoptuar zakone të shëndetshme, të tilla si një dietë e shëndetshme dhe ushtrime të rregullta”./tvklan.al