Obeziteti tek fëmijët shihet si shqetësim i madh që mund t’u rrezikojë edhe jetën. Mjekët apelojnë që të bëhet kujdes me ushqimet dhe të mos mungojnë asnjëherë bulmeti, perimet dhe drithërat.

Studimi i fundit ka nxjerr në pah se 22% e fëmijëve 8-9 vjeç janë mbipeshë dhe 10 % e tyre obezë. Mjekja Albana Daka thotë se shkaku kryesor është kequshqyerja.

Albana Daka, mjeke laboratori, nutricioniste: Që në barkun e nënës duhet vëmëndje. Por kjo gjë nuk arrihet vetëm me familjen por duhet edhe edukim në instiucuionet arismore.

Nga ana tjetër duhen shmangur produktet e gatshme, të konservuara.

Sipas saj, duhet të shtohet kontrolli i ushqimeve që konsumojnë nxënësit nëpër shkolla.

“Po rritet ndërgjegjësimi për ushqimin e fëmijëve, por mendoj se duhet të fillojë në familje dhe më pas në institucionet, çerdhe, kopësht dhe shkollë.

Problemet shëndetësore që u vinë fëmijëve nga kequshyerja dhe sidomos nga mbipesha janë shumë të mëdha, dhe mund tu rrezikojnë edhe jetën.

“Duhet marrë një strategji për të minimizuar obezitetin”

Klan Plus