Obeziteti tek një grua shtatzënë mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e trurit të fetusit. Sipas studiuesve  pesha e tepërt e grave shtatzëna mund të pengojë zhvillimin e trurit të foshnjave qysh në tremujorin e dytë.

Studimi i botuar në revistën “Journal of Child Psychology & Psychiatry”, arriti në përfundimin se obeziteti ndikon në dy zona të trurit, që luajnë një rol kryesor në vendimmarrje dhe sjellje.

Autorja e studimit, Moriah Thomason nga Universiteti i New York në Shtetet e Bashkuara u shpreh: Gjetjet tona pohojnë se mbipesha mund të luajë një rol në zhvillimin e trurit të fetusit, gjë që mund të shpjegojë disa nga shqetësimet konjitive dhe shëndetësore metabolike që shihen te fëmijët e lindur nga nënat me peshë të lartë trupore.

Ekipi hulumtues përdori imazhin MRI për të matur aktivitetin e trurit të fetusit dhe komunikimin midis një numri të madh të qelizave të trurit, të grumbulluara së bashku në rajone të ndryshme të trurit.

Pastaj, ata krahasuan pjesëmarrësit e studimit për të identifikuar dallimet në mënyrën se si grupet e neuroneve komunikojnë me njëri-tjetrin.

Studiuesit zbuluan shanset që fëmijët të lindnin me probleme të ndryshme shëndetësore ishin më të mëdha tek nënat që vuanin nga obeziteti./tvklan.al