Emisioni “Opinion” e ka vendosur fokusin mbrëmjen e sotme, tek dy ndeshjet eleminatore të Shqipërisë në dy javët e fundit. Goli i Odise Roshit në ndeshjen e fundit kundër Sllovenisë, i rikthye shpresat e shqiptarëve për një përfaqësim dinjitoz, në eleminatoret e Kampionatit Botëror të Brazilit të 2014.
Që prej 14 dhjetor të vitit 2011, përfaqësuesja jonë drejtohet nga tranjeri italian, Gianni De Biazi, i cili ka marrë përsipër të ndërtojë një ekip të ri dhe ndryshe, nga ai që paraardhësi i tij i la trashëgim.
Po cila është filozofia e kësaj Shqipërie ? Cilat janë objektivat e ekipit kombëtar të Shqipërisë?
Për të folur për këtë çështje, De Biasi ishte i ftuar në emision ku filimisht për ndeshjet e zhvilluara u shpreh: Sipas meje kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, kishim mundësinë ta fitonim këtë ndeshje edhe pse në fund nuk ja dolëm. Dy raste që ata kishin arritën ti shfrytëzonin deri në fund. Fati nuk ishte në anën tonë./tvklan.al