Fermerët ankohen për dëmtimin e të mbjellave

Situata e përmbytjeve në Shkodër ka filluar të përmirësohet. Aktualisht nën ujë rezultojnë 1775 hektarë tokë. Fermerët në zonën e Dajçit, thonë se të mbjellat kanë shkuar dëm dhe se kanë nevoja emergjente për rezerva ushqimore për gjënë e gjallë.

“Gjitha kulturat foragjera për blegtorinë, që me to ushqehen banorët e kësaj zone, ka 10 ditë nën ujë. Rezerva ushqimore vetëm ca kemi bërë ne, se s’na ka ndihmuar kush. Që prej 2010 s’ka vënë kush dorë për dëmshpërblime as për komunitetin jo më për gjënë e gjallë”.

“Dëmet janë kryesisht pjesa blegtorale. Ka njerëz që vuajnë shume për pjesën e ushqimit blegtoral. S’ka nevojë për makarona, por për ushqim blegtoral”.

Sipas banorëve, në zonë ka nevojë për ndërhyrje dhe investime që të shmangen përmbytjen e përvitshme.

“Zona jonë ka nevojë për kullime, nevoja për ndërhyrje kolosale”.

Edhe pse ne krahasim me të enjten, përmbytjet kanë një zbritje prej 130 ha, dëmet janë të shumta në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Tv Klan