Konsumimi i tepërt i alkoolit shkakton dëme të pariparueshme edhe nga ana gentike. Në raportin e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë përfshirë përfundime të kërkimeve shkencore mbi përdorimin e alkoolit, sipas të cilave, alkooli dëmton ADN – në dhe dëmtimet mund të jenë deri edhe vdekjeprurese.

“Ajo që theksohet më tepër janë cirozat hepatike dhe kanceri është përsistent në të gjithë personat që kondumojnë alkool mbi normat e lejuara dhe në mënyrë të vazhdueshme dhe trashëgimisë dhe genetika jep problematik nga përdorimi i alkoolit”

, thotë Roland Shuperka, ekspert për politikat e alkoolit dhe duhanit.

Studimet tregojnë se në Shqipëri afro 22% e popullsisë mbi 15 vjeç konsumon alkool me tepri.

“Personat e varur nga alkooli që kanë nevojë për trajtim është 2% e grupmoshës mbi 15 vjeç. 4,5% janë ata që konsumojnë alkool tej normave të lejuara në rrezik për të zbritur në këtë 2% dhe 15% përdorin mbi normë”.

Ekspertët thonë se ligji i miratuar për parandalimin e përdorimit të alkoolit tek adoleshentët, nuk po funksionon.

“Duke qenë një nga autorët e këtij ligji mendoj se atij ligji i ka ikur koha dhe duhet rifreskuar duhet riformatuar”.

Raportet e fundit tregojnë se adoleshentët shqiptarë kanë të njëjtin konsum alkooli si në vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Eruopian.

Tv Klan