Organizata Botërore e Shëndetësisë ka aprovuar vaksinën kineze Sinopharm për përdorim emergjent.

Kjo është vaksina e parë e një shteti jo Perëndimor që merr aprovimin nga OBSH.

Deri më tani vaksinat e aprovuara nga OBSH janë Pfizer, AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Moderna.

Vaksina kineze tashmë përdoret në shumë vende të botës.

Aprovimi nga OBSH nënkupton që vaksina kineze Sinopharm mund të përdoret edhe si pjesë e programit të COVAX për të shpërndarë vaksina në shtetet të cilat nuk kanë mundësi t’i sigurojnë. Sinopharm konsiderohet si një vaksinë efektive ndaj Covid-19.

Disa prova të kryera në Brazil e nxirrnin Sinopharm me efikasitet 50.4%, që është mbi pragun prej 50% të vendosur nga OBSH që një vaksinë të quhet e suksesshme.

Ndërsa prova të tjera klinike të kryera në Turqi dhe Indonezi nxorrën një shkallë më të lartë efikasiteti të kësaj vaksine. /tvklan.al