“Të përdoret Interleukin-6 dhe jo Redemsivir për rastet e rënda”

Medikamentet anti-inflamtore të përdorura për trajtimin e artritit rezultojnë të jenë më efektivet në trajtimin e të sëmurëve me koronavirus në gjendje të rëndë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë me rekomandimin më të fundit ku sugjeron përdorimin e Interleukine-6 për të gjitha rastet e rënda në spitale, ndërsa kërkon që të mos përdoret Remdesiviri.

“Ajo çfarë rekomandon OBSH është përdorimi i interleukins, i antikoagolanteve dhe kortizonikëve në rastet e rënda. Hidroclorokina që dikur u demonstrua që të përdorej është vërtetuar se nuk ka efekt. Antibiotikët nuk kanë efekt në fazat e para të zhvillimit mund të përdoren vetëm në rastet kur kanë infeksione pulmonare por nuk kanë asnjë efekt. Përdorimi i Remdesivir këshillohet në raste të veçanta”.

Pavarësisht këtyre barnave premtuese, doktor Sallabanda thotë se vaksinimi është përgjigjia më e mirë në çdo situatë.

“Do të jetë një nga elementet e trajtimit, çelësi i artë i zgjidhjes është vaksinimi i popullatës. Variant Delta është një variant që për 4 sekonda në kontakt infektohesh”.

Sipas ekspertëve të OBSH personat e prekur nga Covid shpesh vuajnë nga një reagim i tepërt i sistemit imunitar ndaj barnat bllokuese të Interleukin-6 – tocilizumab dhe sarilumab – veprojnë për të frenuar këtë reagim të tepërt.

Në pacientët e sëmurë rëndë ose në gjendje kritike, administrimi i këtyre barnave ul shanset e vdekjes me 13%, krahasuar me kujdesin standard.

Tv Klan