Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për mediat ka thënë se muajt që vijnë do jenë më të vështirë.

Gjatë fjalës së tij, Ghebreyesus tha se dimri do jetë shumë i vështirë. “Dimri po vjen dhe ne e dimë se muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë”, u shpreh drejtori i OBSH.

Më tej ai tha se duke punuar të gjithë së bashku do mund të shpëtohen jetë globalisht dhe situata mund të mbahet nën kontroll.

Duke punuar së bashku dhe duke shpërndarë furnizime shëndetësore mund të shpëtojmë jetë.  Duhet  të kemi furnizim me masa mbrojtëse personale, aparatura për oksigjenit, deksametazon dhe vaksina kur ato të jenë të sigurta dhe efektive, ne mund ta kalojmë këtë pandemi”, shton Ghebreyesus./tvklan.al