Varianti Delta është përhapur në 132 shtete

Organizata  Botërore e Shëndetësisë ka parlajmëruar se varianti Delta i COVID-19 është një kërcënim për botën duke daklaruar se është tepër e nevojshme që të ndalohet COVID-19 përpara se ai të  pësojë mutacione dhe të dalin në qarkullim variante të tjera të rrezikshme.

Delta është një paralajmërim, është paralajmërim sepse virusi po evulon por është edhe një thirrje për veprim para se variante më të rrezikshme të krijohen“, u shpreh  drejtori i emergjencave në OBSH, Michael Ryan.

Ai ka vijuar duke thënë se masat e vërtetuara që  vënë nën kontroll shpërndarjen e virusit ende funksionojnë. Mbajtja e maskave, distancës sociale, higjena e duarve si dhe shmangia e qëndrimit në vende të mbyllura dhe me shumë njerëz vazhdojnë të jenë mënyra më  e mirë për të parandaluar përhapjen e virusit.

Varianti Delta u përhap fillimisht në Indi. Tashmë  ky variant është prezent në 132 shtete dhe është pjesërisht fajtor për rritjen  prej 80% të humbjeve të jetëve nga koronavirusi në Afrikë në këto katër javët e fundit.

Ndërsa më shumë se katër miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19 janë shpërndarë në të gjithë botën. Agjencia  e Shëndetit në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për një shpërndarje të drejtë dhe të barabartë.

Klan News