OBSH: Dy dozat e vaksinës të Pfizer të merren 21-28 ditë larg nga njëra-tjetra

OBSH


OBSH: Dy dozat e vaksinës të Pfizer të merren 21-28 ditë larg nga njëra-tjetra

23:10 05/01/2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që dy dozat e vaksinës Pfizer dhe BioNTech të merren në një diference 21-28 ditëve nga njëra-tjetra. Deklarata e OBSH vjen në një kohë kur shumë vende kanë nisur vaksinimin nga Pfizer, por sërish rastet e reja janë shtuar si asnjëherë më parë.

Qeveritë janë duke aplikuar masa të reja bllokimi për të ndaluar përhapjen e virusit, ndërsa po përballen me një kërkesë masive për vaksina të cilat shihen si mënyra më e mirë për të dalë nga kriza globale e shëndetit.

Prej javësh qindra mijëra qytetarë janë vaksinuar, por OBSH ka dhënë sot rekomandimet se si mund të jetë efektiv procesi i vaksinimit.

Shumë vende në BE dhe SHBA-ja tashmë po përdorin vaksinën e Pfizer dhe BioNTech, por në Britani është aprovuar dhe vaksina e AstraZeneca.

Por edhe pse ka nisur procesi i vaksinimit kundër COVID-19, sërish debatohet për origjinën e këtij virusi.  Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, tha se ishte “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk kishte autorizuar hyrjen e një misioni ndërkombëtar për të shqyrtuar origjinën e pandemisë globale të koronavirusit./tvklan.al










Të ngjashme