Malaria vret çdo vit rreth 400 mijë persona në mbarë botën. Pjesa më e madhe e të cilëve në Afrikë dhe arsyeja kryesore se lufta ndaj sëmundjes është ndalur. Konfirmimi mbërrin nga OBSH, që thekson se financimet për betejën kundër malaries janë plotësisht të pamjaftueshme dhe si pasojë e transmetimit përmes mushkonjave e gjithë popullsia botërore është në rrezik për t’u prekur nga sëmundja.

OBSH kërkon nga kombet dhe qeveritë që të rrisin fondet në vendet më të goditura, të intensifikojnë luftën, për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të evituar një përhapje mbarëbotërore. Shifrat flasin se në vitin 2018 në Afrikën Subsahariane 11 milionë gra shtatzëna ishin të prekura nga malaria. Ndër to, 900 mijë fëmijë lindën nën peshë dhe me probleme të tjera shëndetësore.

Klan Plus