“Virusi nuk do të sillet si gripi sezonal”

Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi vendet të mos vetëkënaqen me uljen e shifrave të pandemisë së Covid-19.

Në një deklaratë të OBSH thuhet se ky virus nuk sillej si gripi që priret të ndjekë trendet sezonale.

Sipas OBSH, Covid-19 është një virus i ri dhe që po sillet ndryshe ndaj vendet duhet të jenë vigjilente në zbatimin e masave për të ngadalësuar transmetimin që po përhapet përmes tubimeve masive.

OBSH nënvizon se pandemia ka vetëm një valë ndaj përpjekjet duhet të jenë në uljen sa më shumë të mundshme të saj.

Tv Klan