Nuk kanë të ndalur rekordet e infektimeve të reja në Britaninë e Madhe

Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron alarmante situatën e krijuar nga përhapja e variantit të ri të koronavirusit nga Britania e Madhe. Hans Kluge, drejtori për Europën i kësaj organizate shprehu nevojën për intensifikimin e përpjekjeve për frenimin e shtimit të rasteve të infektimeve në shumë vende të botës, të nxitura edhe nga ky mutacion që përhapet më shpejt.

Qarkullimi i këtij virusi në Britaninë e Madhe po shënon rekorde infektimesh të reja prej 3 ditësh. 24 orëshin e fundit, infektimet ditore kapërcyen 62 mijë raste të reja. Prej 28 Dhjetorit infektimet ditore janë kanë shënuar një rritje tepër të lartë, duke detyruar autoritetet të shpallin për së treti karantinën kombëtare.

Britania e Madhe ka aktualisht shifrat më të larta ditore në Europë. Niveli i infektimeve të reja është i qëndrueshëm në Gjermani, ku shumë të larta, në mbi 1 mijë janë vdekjet ditore. Presioni në spitale duket i lartë edhe pse që në mesin e Dhjetorit, edhe Gjermania shpalli karantinën e dytë kombëtare.

Në nivelin e mbi 20 mijë infektimeve ditore, këtë 24 orësh ishin edhe Italia dhe Franca.

Tv Klan