Ata mbi 60 vjeç të përdorin kirurgjikalet

Organizata Botërore e Shëndetësisë sugjeron përdorimin e maskave në publik, një qëndrim i kundërt ky me atë pak kohëve me parë në të cilin deklaronte se nuk kishte prova të mjaftueshme për efikasitetin e maskave  tek personat e painfektuar.

Gjithsesi,  drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus specifikoi që maskat të përdoren në vende ku distancimi fizik është i pamundur.

OBSH këshillon qeveritë të inkurajojnë publikun e gjerë që të përdorin maska aty ku ka një rrezik të lartë infektimi dhe ku distancimi fizik është i vështirë, siç është transporti publik, në dyqane, apo në ambiente të tjera të mbyllura ose të mbushura me njerëz. Të gjithë perosnat mbi 60 vjeç të përdorin maskë kirurgjikale.

Organizata tha që udhëzimet e saj të reja ishin nxitur nga studimet gjatë javëve të fundit. Në nivel global, ka pasur 6.7 milion raste të konfirmuara me koronavirusi dhe rreth 400,000 vdekje që prej shpërthimit të pandemisë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Tv Klan