Ekspertët: Origjina duhet kërkuar tek lakuriqet e natës

Wuhan ka pak gjasa të jetë vatra e COVID-19ës. Në këtë përfundim arrijnë ekspertët e ekipit të përbashkët hetimor të OBSH-së dhe Kinës.

Në një konferencë të zhvilluar me pjesëtarët e ekipit në fund të misionit mbikëqyrës në terren, pjesëtari i grupit përfaqësues të OBSH-së hedh poshtë dyshimet se koronavirusi që ka pushtuar globin e ka origjinën nga laboratori i virologjisë në Wuhan.

“Gjetjet tregojnë se një incident në laborator është jashtëzakonisht i pamundur për të shpjeguar përhapjen e COVID-19ës mes njerëzve. Për këtë arsye, nevojiten studime të tjera për të zbuluar origjinën e virusit”.

Sipas tij, dyshimet mbi origjinën e COVID-19ës janë në një rezervat të mundshëm natyror të lakuriqëve të natës në Kinë. Por për përfaqësuesit kinezë të këtij ekipi thanë se tregu i famshëm i kafshëve të egra ku mendohet ta ketë origjinën virusi në Dhjetor 2019 nuk ka gjasa ta ketë përhapur virusin. Sipas tyre, virusi mund të ketë ardhur në këtë qytet nga zona të tjera të Kinës dhe kjo duhet të shndërrohet në subjekt hetimi.

Tv Klan