“Ilaçi ka dhënë pak ose aspak efekte te pacientët në terapi intensive”

Organizata Botërore e Shëndetësisë vendos t’i jepet fundi përdorimit të Hitroksiklorokinës për kurimin e të infektuarve me koronavirus. Përmes një njoftimi për shtyp të publikuar online, kjo organizatë thotë se testet e përdorimit të Hidroksiklorokinës dhe të Lopinavirit kanë dhënë pak ose aspak efekt në shmangien e rrezikut të vdekjeve tek pacientët në gjendje të rëndë në spitale.

Gjithsesi, faza e testimit të këtyre dy ilaçeve do të vijojë për ata pacientë, gjendja e të cilëve nuk është e rëndë dhe që nuk janë të shtruar në spitale, pasi siç ka rezultuar deri më tani, hidroksiklorokina ka pasur më tepër efekt tek kjo kategori.

Ilaçi më efektiv deri më tani në shmangien e rrezikut të vdekjes tek të infektuarit me COVID-19, ka rezultuar Remdesivir. Administrata Trump vendosi më herët gjatë kësaj jave të blejë gjithë prodhimin e parashikuar për 3 muajt e ardhshëm. Premutese kanë qenë edhe rezultatet e testeve për Deksametazonin, sipas studimeve në Britaninë e Madhe.

Tv Klan