Shpërndarje e pabarabartë e vaksinave Covid në skemën globale

Kombet më të pasura duhet të shtyjnë planet për t’u dhënë fëmijëve dhe adoleshentëve vaksina Covid dhe në vend të kësaj të dhurojnë furnizime në vendet me të ardhura të ulëta. Kështu ka deklaruar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje vendeve të sigurojnë më shumë vaksina në skemën globale Covax. Shpërndarja ndërkombëtare e vaksinave Covid mbetet jashtëzakonisht e pabarabartë. Që kur vaksinat e para u miratuan në Dhjetor, vendet më të pasura kanë blerë pjesën më të madhe të furnizimit.

Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme më të ulët, furnizimi me vaksina Covid-19  nuk ka qenë i mjaftueshëm për të imunizuar edhe punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe spitalet po përmbyten me njerëz që kanë nevojë për kujdes urgjentisht”, tha Ghebreyesus.

Javën e kaluar, Presidenti i SHBA, Joe Biden, paraqiti planet për të filluar vaksinimin e moshave 12-15 vjeç sa më shpejt të jetë e mundur.  Ndërkohë, Kanada ka autorizuar përdorimin e vaksinës “Pfizer” për fëmijët e moshës midis 12 dhe 15 . 

Në Zvicër, disa vende filluan të ofrojnë takime për vaksinimin Covid për 16-vjeçarë javën e kaluar. Deri më tani, SHBA dhe Kina kanë administruar numrin më të lartë të dozave të vaksinave. Por ndërsa pothuajse e gjithë Evropa dhe Amerika kanë filluar fushatat e vaksinimit, disa vende në Afrikë janë ende për të filluar.

Tedros gjithashtu paralajmëroi se viti i dytë i pandemisë kishte të ngjarë të ishte më vdekjeprurës se i pari dhe se situata në Indi ishte shqetësuese. Në Indi, shumë punonjës shëndetësorë në vijën e frontit që merren me pacientë me koronavirus nuk janë vaksinuar, dhe disa po vdesin.  OBSH ka bërë të ditur se kjo është një katastrofë morale, e cila mund të ndikojë shumë në vendet me të ardhura të ulëta.

Klan News