“Ka mbërritur edhe në Europë, i pranishëm në 17 vende të botës”

Organizata Botërore e Shëndetit jep alarmin për përhapjen e shpejtë të mutacionit indian të koronavirusit, përtej kufijve të vendit të origjinës.

Drejtuesit e kësaj organizate thonë se rastet e infektimeve me këtë variant kanë mbërritur deri në kontinentin europian, në Gjermani, Zvicër, Belgjikë e Britani të Madhe, e më tej në Shtetet e Bashkuara e Australi, në total në 17 vende.

Sipas ekspertëve, ky mutacion mund të kapërcejë mbrojtjen e krijuar kundër koronavirusit nga anti-trupat e krijuara përmes kalimit të infektimit apo nga vaksinimi.

Ky mutacion është i ngjashëm me atë afrikano-jugor dhe brazilian që konsiderohen si variantet më të ashpra të koronavirusit.

Qarkullimi i këtij mutacioni e ka zhytur në kolaps sistemin shëndetësor indian për shkak të shpejtësisë së lartë të përhapjes që ka bërë që India të thyejë rekorde botërore ditore. 24-orëshi i fundit shënoi rekordin negativ të radhës me me gati 361 mijë raste të reja.

Rekord absolut për këtë vend shënoi edhe numri i viktimave ditore me gati 3300 raste. Ndërsa në Europë vijojnë të jenë të qëndrueshme ritmet e infektimeve. Tendenca në rënie ruhet edhe në Turqi.

Tv Klan