Kluge: Doza e tretë nuk është luks, e nevojshme për të rrezikuarit

Për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, nuk është aspak çudi që deri në Dhjetor, rajoni i Europës ku ata përfshijnë edhe Rusinë e vende të Azisë Qendrore të ketë mbi 230 mijë viktima të tjera.

Paralajmërimin e bën kreu i OBSH-së për këtë rajon Hans Kluge, i cili thotë se kjo përllogaritje është e besueshme, pasi shumë vende të kësaj hapësire ende nuk kanë vaksinuar as çerekun e popullsisë për shkak të mungesës së dozave.

Më shumë se gjysma e 53 vendeve, javët e fundit kanë pasur rritje të infektimeve me 10%, një ritëm i lartë i shkaktuar nga qarkullimi i variantit Delta.

Në dallim nga drejtuesit e tjerë të kësaj organizate dhe nga opinioni i agjencisë europiane të barnave EMA, Kluge thotë se një dozë e tretë vaksine nuk mund të konsiderohet luks, madje është e nevojshme kryesisht për moshat mbi 60% ose kategoritë e tjera të riskut.

Sakaq, autoritetet italiane njoftuan se imunizimi me të paktën njërën nga dozat është shtrirë në 70% të personave që janë subjekt vaksinimi, ndër nivelet më të larta në Bashkimin Europian.

Ndërsa në Greqi, gjykata administrative rrëzoi kërkesën e sindikatës së punonjësve të shëndetësisë për shfuqizimin e vendimit që i pezullon ata nga puna nëse nuk vaksinohen deri më 1 Shator.

Pasditen e të Dielës, në sheshin qendror të Athinës pati përleshje të ashpra mes manifestuesve kundër certifikatës së gjelbër dhe policisë.  

Tv Klan