Specialistët: Duhet aktivitet fizik, mbajtja e maskës dhe distanca

Personat që pijnë duhan, ata që konsumojnë alkool, obezët dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike janë grupet më të riskuara për t’u prekur rëndë nga koronavirusi. Të dhënat janë bërë publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, por konfirmohen edhe nga ekspertët që shërbejnë në sistemin tonë shëndetësor.

Sipas bluzave të bardha, ata që pijnë duhan janë 1.5 herë më shumë të ekspozuar të preken nga Covid, se personat që nuk e përdorin duhanin. Ndërsa personat që janë mbipeshë, apo obezë janë 7 herë më shumë të riskuar nga virusi i Covid-19.

“Në eksperiencën tonë, personat që e kanë kaluar më me vështirësi sëmundjen apo që kanë humbur jetën, kanë qenë midis këtyre grup pacientësh, qytetarët më të riskuar, më të rrezikuar. Obezët kryesisht, sëmundjet kronike të mushkërive, flas dhe për ata që konsumojnë shumë duhan dhe tashmë pulmonet i kanë të dëmtuara”.

Një risk më të lartë për t’u prekur rëndë nga Covid kanë edhe personat që vuajnë nga problemet kardiake, ato bronikale, kanceri, diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.

“Kjo sëmundje është tejet personale, në kuptimin e përgjigjes. Pra jo të gjithë këta persona me këta faktorë, janë përgjigjur qoftë ndaj Covidit, qoftë ndaj skemave të aplikuara ndaj tyre”.

Specialistët rekomandojnë kryerjen e aktivitetit fizik, ushqim i shëndetshëm dhe mbajtjen e maskës dhe distancës, si faktorë kryesorë për të luftuar koronavirusin.

Tv Klan