Europa rikthen masat kufizuese anti-Covid

Pandemia Covid-19 do të vazhdojë ende për një kohë të gjatë në të gjithë botën dhe pranvera e ardhshme do të shënojë rritje të përhapjes së saj. Deklarata vjen nga Organizata Botërore e Shëndetit, e cila thotë se tani bota raporton një mesatare javore prej 1.8 deri në 2 milionë raste të konfirmuara dhe nga 40 deri 50,000 vdekje.

“Forca e infeksionit brenda komuniteteve tona dhe veçanërisht në disa vende është akoma shumë e lartë.  Shume vende nuk kryejnë testime masive dhe kjo do të ndikojë negativisht. Kjo pandemi ka ende shume energji dhe do të vazhdoje gjatë”.

Autoritet në Itali ndërkohë kanë paralajmëruar shtim të masave ose shpalljen e zonave të kuqe nëse ritmi i pandemisë vijon shpejtësinë e javës së fundit. Edhe pse dje kishte vetëm 10 viktima, ka shtim të personave që shtrohen në spitale dhe rritje të vatrave aktive të cilat janë 2.397, prej të cilave 698 të reja.

Por teksa Anglia po mendon të karantinojë 15 milione njerëz sërish, në Francë autoritetet shëndetësore raportuan mbi 10 mijë raste të reja në 24 orë, duke e çuar totalin e të prekurve në 404,888, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Spanjës. Madridi urdhëroi vendosjen e masave të ndalim-qarkullimit që nga e hëna në disa prej zonave më të varfra, pas një rritjeje të ndjeshme të rasteve me Covid.

Tv Klan