“Janë kura më e efektshme për momentin”

Steroidët janë kura më e mirë e momentit kundër infektimit me koronavirus. Sipas studimeve më të fundit, ato reduktojnë me 32% rrezikun e vdekjes, ndaj dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi një rekomandim të fortë për përdorimin e tyre në spitale për rastet e rënda, por jo tek të lehtat.

Rekomandimi erdhi pasi këtë javë u publikuan rezultatet e provave të gjera klinike të kryera nga shkencëtarët në vende të ndryshme të botës, si Shtetet e Bashkuara, Britania, Spanja, Franca, Kina, Kandaja e Brazili.

Provave klinike iu nënshtruan mbi 7 mijë vullnetarë, të cilëve iu dhanë 3 lloje ilaçesh me bazë steroidësh, deksametazon, hidrokortizon dhe metilprednizolonin.

Pas testimit 28 ditor rezultoi efekte tepër pozitive tek pacientët e sëmurë rëndë jepnin veçanërisht deksametazoni dhe hidrokortizoni, ndërsa metilprednizoloni nuk dha rezultate të kënaqshme. Britania e Madhe dhe disa vende të botës po i përdorin gjerësisht steroidët në kurimin e pacientëve në gjendje të rëndë me COVID-19.

Tv Klan