“Nuk ka dhënë rezultate në kurimin e të shtruarve në spitale”

Remdesivir nuk e kuron Covid-19. Në këtë konkluzion arrin Organizata e Kombeve të Bashkuara, që publikoi këtë të premte rezultatet e provave tek mbi 11 mijë pacientë me koronavirus të shtruar nëpër spitale në 30 vendeve të ndryshme të Botës. Krahas Remdesivirit, zyrtarët e OBSH-së rendisin edhe ilaçe të tjerë në listën e të paefektshmëve.

“Remdesiviri, Hidroksiklorokina, Lopinaviri, etj., kanë pasur pak ose aspak ndikim në uljen e vdekshmërisë e në përmirësimin e gjendjes së të shtruarve në spital pas infektimit me COVID-19. Rezultatet e trajtimit të pacientëve me këto ilaçe nuk janë premtuese”.

Remdesiviri është ndër ilaçet e vlerësuara më shumë nga ekspertët për rezultatet shpresëdhënëse në kurimin e pacientëve me koronavirus. Presidenti amerikan Donald Trump e renditi atë në listën e ilaçeve që e ndihmuan të kalonte lehtë infektimin me COVID-19.

Kompania Gilead që e prodhon Remdesivirin shprehu shqetësimin se të dhënat nuk janë analizuar me detaje. Ndaj firma amerikane e konsideron studimin e OBSH-së si jo-objektiv.

Tv Klan