Varianti “Delta” i koronavirusit ia ka kaluar të gjitha varianteve të tjera të Covid, bën me dije Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më pak se 1% ka mbetur aktualisht në qarkullim nga variantet Alfa, Beta dhe Gama. Është vërtet Delta që dominon në të gjithë botën“, tha Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike për Covid-19 në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Sipas zonjës Van Kerkhove, varianti delta është aq i transmetueshëm sa që ka zëvendësuar variantet e tjera që qarkullojnë në të gjithë botën.

Klan News