OBSH shpërndan në Europë vaksinën kundër fruthit dhe rubeolës (27 Tetor 2000)


OBSH shpërndan në Europë vaksinën kundër fruthit dhe rubeolës (27 Tetor 2000)

15:06 25/09/2000

Këtu, në -20 gradë celsius, ruhen 1 milion e 200 mijë vaksina. Kapsulat i ka sjellë UNICEF dhe Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve. Në dy javët e para të gjithë shqiptarët nga 1-15 vjeç do të marrin vaksinën kundër rubeolës dhe fruthit. Kjo është fushata më e madhe e vaksinimit e bërë ndonjëher tek ne.

Ajo vjen si politikë e OBSH-së e cila ka vënë në synim zhdukjen e këtyre sëmundjeve deri në vitin 2007. Nga e gjithë Europa janë llogaritur 900 mijë të vaksinuar, por që për çdo rast, janë dhe rezervat përkatëse. Kjo vaksinë merret me injeksion. Ajo është shpërndarë tani në të gjithë vendin me dhoma frigoriferike. Ndërsa nëpër fshatra janë dërguar termuse. Sipas drejtuesve të Shëndetit Publik, pjesa më e rëndësishme e kësaj fushate është sensibilizimi. Prindërit nuk duhet të ngurojnë të dërgojnë fëmijët e tyre për vaksinim./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti





Të ngjashme