Shefi i OBSH-së thotë se personat e vaksinuar nuk janë plotësisht të mbrojtur nga virusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje qeverive të vendeve të boës të mos “gënjehen” nga procesi i vaksinimit, por të vijojnë zbatimin e masave anti-Covid.

Gjatë një conference për shtyp në Gjenevë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se shumë njerëz të vaksinuar po gabojnë duke menduar se ata janë plotësisht të mbrojtur nga koronavirusi.

Ai theksoi se vaksinimi është i rëndësishëm për të ulur rrezikun e përjetimit të formave më të rënda të virusit, por kjo nuk do të thotë se të vaksinuarit nuk mbartin virusin dhe nuk mund ta transmetojnë atë.

“Edhe nëse jeni të vaksinuar, vazhdoni të merrni masa paraprake për të parandaluar që të infektoheni vetë dhe të tjerët. Mbajtja e maskave, ruajtja e distancës sociale dhe shmangia e grumbullimeve të mëdha duhet të vazhdojnë të respektohen”.

Kreu i OBSH e quajti Europën epiqendrën e pandemisë, duke theksuar se varianti Delta e ka përkeqësuar situatën.

Klan News