Gratë janë gjithmonë të parat dhe këtë e kanë treguar më së miri dhe në renditjen e box office. Filmi “Oceans 8” ka dëshmuar gjatë kësaj jave se gratë dinë të vjedhin gjithmonë shfaqjen.

Filmi i Warner Bros ishte një eksperiment i fundit i Hollivudit, ku në rolet kryesore u shfaqen aktoret Sandra Bullock, Cate Blanchett, Anne Hathaway, Helena Bonham Carter, Mindy Kaling dhe këngëtarja e fmashme Rihanna.

Rezultati, rekord në shitjen e biletave vetëm në pak ditë. “Box office” amerikane dhe kanadeze raportojnë për 41.6 milionë dollarë fitimesh për këtë film që rolet kryesore dominohet nga gratë.

Në vendin e dytë është “Solo: A Star Wars Story”. Filmi Disneyt deri më tani ka fituar 15.7 milionë dollarë, afërsisht gjysmën e totalit të fundjavës së mëparshme.

Vendi i tretë i takoi “Deadpool 2” i 20th Century Fox, që  ka arkëtuar 14.1 milionë dollarë. Në mbarë botën ky film ka grumbulluar rreth 650 milionë dollarë.

Klan Plus