Shumëkush e kujton mbrëmjen gala të quajtur ‘Oda’, që bëri bashkë vitin e kaluar shumë personazhe publikë dhe personalitete të trevave shqiptare.

Një event që synon të promovojë vlerat e kulturës shqiptare, kulinarinë, artin, muzikën dhe të përcjellë vlerat turistike shqiptare. Me qëllim për ta kthyer këtë ngjarje në një traditë të përvitshme, për të dytin vit radhazi “Oda” do të mbahet sërish në Pallatin Presidencial nën kujdesin e organizatoreve Agnesa Hadërgjonaj dhe Ketrina Jarazi.

Ato ishin sot të ftuara në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur më tepër për detajet e kësaj mbrëmjeje dhe jo vetëm.

https://youtu.be/Bzxngw6Ny1Y?t=2m21s

“Koncepti i “Odës” ka qenë që të kthehet në traditë dhe të realizohet çdo vit. Edhe këtë vit do të realizohet tek Pallati Presidencial më 14 Dhjetor. Do të jetë një darkë gala, me ushqime tradicionale shqiptare. Arredimi i pallatit do të bëhet në mënyrë që të tregojë vlerat kulturore të shqiptarëve. Këtë vit do të jepen 5 çmime”,

tha  Agnesa Hadërgjonaj.

Hadërgjonaj dhe Jarazi po ashtu rrëfyen se në Janar do të vijë në Tiranë Chriss Appleton, nga stilistët më të shquar në industrinë e flokëve që përkujdeset për stilimin e flokëve të personazheve të famshëm si Jennifer Lopez, Kim Kardashain, Ariana Grande, Rita Ora. Masterclassi do të mbahet në  në Art Turbina. 

/tvklan.al