Mbyllet tribuna jugore për ndeshjen kundër Napolit

Gjykatësi Sportiv në Itali është shprehur zyrtarisht në lidhje me ngjarjet në fund të takimit të parë gjysmëfinal të Kupës së Italisë Juventus-Inter, që përfundoi 1-1.

Pas golit të barazimit u ndëshkuan me karton të kuq, zikaltri Lukaku dhe bardhezinjtë, Kuadrado dhe Handanoviç. Një vendim u mor edhe për koret raciste të ardhura nga tribuna e fansave të Juventsuit ndaj sulmuesit belg.

Gjyqtari sportiv ka vendosur që ta mbyllë për një ndeshje unazën e parë të tribunës jugore të “Allianz Stadium” për shkak të ofendimeve ndaj Lukakut. Kështu në këtë sektor nuk do të ketë fansa për takimin e radhës ndaj Napolit më 23 Prill.

Kuadrado u dënua me tri ndeshje pezullim e një gjobë prej 10 mijë Eurosh se tentoi të godiste portierin Handanoviç. Për këtë të fundit u vendos një takim pezullim, ashtu si edhe për Lukakun.

Klan News