Një 63-vjeçar është arrestuar në Lushnje pasi tentoi të godiste gjykatësen. Ngjarja ka ndodhur pasi gjyqtarja ka dhënë vendimin gjatë seancës që po kryhej për një çështje pronësie.

Por 63-vjeçari nuk është pajtuar me këtë vendim duke fyer gjykatësen e më pas tentuar ta godasë atë me pretendimin se vendimi ishte i padrejtë dhe se prona në fjalë i përket atij.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë kryer veprimet procedurale për ndalimin e shtetasit J. K., 63 vjeç, banues në Sarandë”, njoftoi policia./tvklan.al