Një klub saudit i ka ofruar sulmuesit francez 400 mln Euro për t’u transferuar në Arabi

Ylli i Real Madridit, Karim Benzema ka marrë një ofertë të çmendur nga një klub i panjohur nga Arabia Saudite. E ardhmja e 35-vjeçarit në “Santiago Bernabeu” është e paqartë, sepse ai ende nuk ka rinovuar me kontratën që i përfundon në verë.

Pavarësisht se në mediat spanjolle është raprotuar se ai do të vazhdojë bashkëpunimin me “Los Blankos”, fituesi i Topit të Artë ende nuk e ka bërë të qartë se çfarë do të bëjë në vazhdim, ndërsa La Liga ka edhe një javë për të luajtur.

Gazeta spanjolle AS Sport raporton se Benzemasë i janë ofruar 400 mln euro nëse firmos për dy sezone me një klub që luan në ligën profesionsite saudite, që do t’i jepte kështu fund qëndrimit të tij 14-vjeçar te Galaktikët.

Një ofertë e tillë kaq e lartë do të përputhej me pagesën që Kristiano Ronaldo merr aktualisht te Al Nasr. Ylli portugez paguhet 200 mln Euro në sezon.

Transferimi i Benzemasë do të ndihmonte Arabinë Saudite në përpjekjet për të siguruar organizimin e Kupës së Botës 2030, me francezin që bëhej një ambasador i vendit në këtë nismë.

Nëse Arabia Saudite do të fitone të drejtën, së bashku me Turqinë dhe Greqinë që ta organizonte këtë event, francezi do të përfitonte financiarisht edhe më shumë. Lionel Messi është gjithashtu një ambasador i turizmit për vendin.

Klan News