Sulmuesi portugez ka kërkuar rritje të rrogës te Milani, si edhe qe t’i shlyhet borxhi që i detyrohet sportingut

Rafael Leao mund të luajë në sezonin e ardhshëm në Premier Ligë. Sulmuesi i Milanit po ndiqet me vëmendje nga Mançester Siti dhe Çelsi, që janë gati të investojnë nëse u krijohet mundësia e artë.

Portugezi i ka kërkuar kuqezinjve që ta ndihmojnë me një borxh që ai i detyrohet klubit të Sportingut të Lisbonës. 23-vjeçari ka kontratë me “Djallin” deri në vitin 2024, por negociatat për rinovimin janë bërë mjaft të komplikuara.

Lojtari kërkon një rrogë me vlerë 7 mln euro që “Djalli” me sakrifica mund t’ia japë, raporton “Gazzetta dello sport”. Por futbollisti pret nga Milani dhe ish-klubi i tij Lil që ta ndihmojnë që të shlyejë borxhin me vlerë 19 mln euro klubit portugez.

Leao humbi apelin në një gjyq me Sportingun më herët këtë vit për kontratën dhe u urdhërua që të paguante klubin portugez pasi e përfundoi me herët akordin, kur fansat pushtuan fushën dhe sulmuan futbollistët.

Por, 23-vjeçari ka fituar zemrat e tifozëve kuqezinj dhe të drejtuesve me paraqitjet e tij në fushë. Në 123 ndeshje me Milanin, ai ka shënuar 30 gola dhe ka dhënë 27 aisiste, që nga ardhja në Itali.

Klan News