Pamje të Kryeministrisë, Kuvendit Popullor, bulevardi, ushtarë me arme në dorë në detyrë.

 

Ka filluar krijimi i repartit special të forcave komando që do të luftojnë bandat kriminale dhe terroriste. Janë bërë ofertat përkatëse për komandot dhe kanë filluar të shënohen emrat e parë. Rreth 150 të rinj mendohet të krijojnë këtë repart special. Vendimi i Këshillit të Mbrojtjes tashmë ka zbritur në terren dhe komandot kanë ofertën për një zgjidhje jo dhe aq të lehtë.