Sulmuesi ka pak hapësira te Chelsea, LAFC kërkon të përfitojë nga situata e ta marrë në SHBA

E ardhmja e Pierre-Emerick Aubameyang te Chelsea është në udhëkryq, pas vendimit të trajnerit Graham Potter, për ta lënë atë jashtë Ligës së Kampionëve. Kjo mund ta nxisë sulmuesin që të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij në Major League Soçer.

33-vjeçari u bë pjesë e “bluve” të Londrës në Shtator. Por e ardhmja e tij në ekip është e paqartë, pasi pronari i klubit Todd Boehly shpenzoi rreth 400 mln dollarë në merkaton e Janarit.

Në vazhdim, tekniku Poter nuk e përfshiu  atë në listën me 25 futbollistë për në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampioneve. Por skuadra amerikane e LAFC kërkon që të përfitojë nga situata.

Klubi i njohur amerikan është në kërkim të një ylli, pas tërheqjes së Gareth Bale.

Uellsiani luajti vetëm një sezon në SHBA, por e udhëhoqi skuadrën e tij drejt lavdisë së MLS Cup, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 128-të, përpara se skuadra e tij të fitonte me penallti.

Nisur nga fakti që merkatoja në Europë është mbyllur, Aubameyang përballet me dy alternativa; ose të largohet në SHBA, ose të ulet në stol te “blutë” e Londrës.

Klan News